Rreth Nesh

Ndërmarrja Tresor Porte sh.p.k është themeluar me datë 16.10.2016, aktiviteti dhe misioni kryesor I ndërmarrjes është prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC/alumini, dhe fasadës së xhamit të kualitetit të lartë.

Tresor Porte sh.p.k është kompani prodhuese e regjistruar në Kosovë, e specializuar në prodhimin, montimin e dyerve dhe dritareve nga PVC/alumin të dimensioneve të ndryshme, tregu kryesor është në Kosovë që përbën mbi 60%, ndërsa 40% eksporton në vendet e BE-së kryesisht në Gjermani. Biznesi është certifikuar nga kompania e njohur gjermane Schüco për prodhimin e dyerve dhe dritareve.

Tresor Porte sh.p.k si biznes është duke u zgjeruar me produkte të reja me anë të të cilave mundësohet rritja e cilësisë dhe kapaciteteve prodhuese duke plotësuar tregun vendor dhe të jashtëm me anë të eksportit të produkteve, ndërsa në anën tjetër Tresor Porte është duke e rritur numrin e punëtorëve, poashtu biznesi në vazhdimësi bën investime në teknologji të reja që ndërlidhen me ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve prodhuese, duke mundësuar plotësimin e standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të prodhimit sa më kualitativ dhe inovativ.

Në bashkëpunim me prodhimet e kompanive europiane si: Alumil, Schüco, Maco, etj bëjmë që produktet e kompanisë tonë të jenë me standarde të larta të sigurisë, funksionalitetit dhe performancës kështu duke ju ofruar juve si klient zgjidhje ideale për nevojat e juaja ndërtimore. Për t’i arritur këto standarde, produktet tona ju nënshtrohen proceseve të ndryshme teknike të fabrikimit me anë të të cilave arrihet dizajn minimal dhe inovativ.